Nis punimet forumi i Krans Montanes
Albeu.com
Ne Tiranë ka nisur punimet forumi i Krans Montanës, një traditë kjo e kthyer në këto vitet e fundit. Pjesëmarrës janë përfaqësuesit më të lartë të qeverisë shqiptare, personalitete te ftuara nga vende te ndryshme te botes, si edhe përfaqësues te biznesit.
Mbrëmjen e djeshme, pak para nisjes se forumit, Kryeministri Berisha shtroi një darkë për të gjithë pjesëmarrësit në forumin e Crans Montanës.
“Forumi i Krans Montanës, tashmë është kthyer në një traditë. Një traditë e përvitshme në Shqipëri. I ka dhënë vendit tim një mbështetje shumë të rëndësishme, duke inkurajuar investitorët nga të katër anët e Evropës. Forumi i këtij viti ka një rëndësi të dyfishtë, për shkak se është një forum që mbahet në një kohë jo fort të lehtë. Por unë mendoj se pavarësisht krizës financiare dhe ekonomike, gjëja më e mirë është të përpiqemi për një klimë më të mirë për biznesin. Nuk ka kura të tjera, përvec se të rezistosh nëpërmjet reformave. Kështu që ne po e bëjmë këtë. Jam I lumtur t’ju njoftoj se pavarësisht pasojave me të cilat përballet vendi im nga kriza botërore financiare dhe ekonomike, ne ia dolëm të mbanim rritjen ekonomike më të madhe në Evropë” tha Berisha.
Nderkaq, presidenti dhe themeluesi i këtij Forumi Zhan Pol Karteron, duke marrë fjalën u shpreh se Shqipëria po ecën përpara pozitivisht, pavarësisht vështirësive të krizës botërore. (alsat)
Shtuar më 06/05/2010, ora 13:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori