Një shumë prej 123 milionë lekësh është akorduar nga buxheti i shtetit për
ngritjen Varrezave Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer të Sarandës.
Deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, që mori pjesë për fillimin e
punimeve për
ngritjen e Varrezës
Monumentale u shpreh se fillimi i
punimeve të
Varrezave të Çamërisë është bërë tashmë realitet. Varreza
Monumentale vjen si përkujtesë e atyre çamëve që genocidi i egër grek i viteve 1913 – 1945, u mori me tortura nga më monstruozet jetën, pa
pyetur për moshë të vogël apo të madhe, pa
pyetur në se ishte grua, burrë apo fëmijë, apo filizë e njomë që rritej në bark të nënës. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013,
ora 09:09