Manchester United në sulm për yllin e Ajax, gati të shpenzojë 40 milion euro

Manchester United është fokusuar tërësisht te Donny Van de Beek për momentin dhe kërkon të përshpejtojë bisedimet me Ajaxin, në mënyrë që të evitojë konkurrencën e fortë të Real Madridit.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” do të përpiqen të përfitojnë edhe nga kriza për shkak të pandemisë së Koronavirusit, që i ka ulur disi shifrat e merkatos.

Kështu, United ka gati ofertën e parë për Van de Beek dhe do t’i ofrojë Ajaxit 40 milionë euro.

Mesfushori 23-vjeçar ka një kontratë me “Harkëtarët” nga Amsterdami deri në verën e vitit 2022.


Shtuar 8.06.2020 10:39