Nis protesta e sudentëve para ministrisë së Arsimit: Jo mësim online
Si pasojë e pandemisë, viti i ri akademik është vendosur të fillojë online. Kaq ka mjaftuar, që studentët të kundërshtojnë dhe të vendosen sot para Ministrisë së Arsimit sportit dhe Rinisë për të protestuar.

Një nga kërkesat e studentëve është përgjysmimi i tarifës vjetore të studimit meqënëse mësimi do te zhvillohet online.

Ndërkohë ka mbërritur dhe policia të cilët janë duke paralajmëruar studentët për shpërndarje në kuadër të ligjit anti Covid.

Gjithashtu vlen të përmendet se ky vendim, erdhi pak ditë më parë, kur studentët paguan tarifat si të universiteteve apo shumë të tjerë edhe konviktet.
Shtuar më 02/11/2020, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori