Sherr me thikë në një lokal në Sarandë, lëndohet 43-vjeçari, në kërkim autori

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, shpallet në kërkim 38-vjeçari.

Vijon intesivisht puna për kapjen e tij.

Mëngjesit e sotëm, në ambientet e një lokali në Sarandë, dyshohet se shtetasi E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

38-vjeçari i larguar menjëherë nga vendngjarja, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë.

Vijojnë kontrollet, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e tij, përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast.


Shtuar 24.01.2023 12:23