Komandanti italian në Tiranë: Babai im ishte arbëresh, unë dija pak shqip por më pas e harrova! Më vjen keq

Një piano e vjetër, e cila ishte rrëmbyer në Parma për t’u shitur në Shqipëri, solli ditën e sotme në Tiranë komandantin e Karabinierisë italiane për trashëgiminë kulturore, Roberto Ricardi, për ta rimarrë veglën muzikore mbrapsht.

Por pak Atdhe komandanti ka edhe Shqipërinë, pasi ai është arbëresh dhe këtë e tregoi edhe në një intervistë për Report Tv.

Komandanti tha shqip se babai i tij ka qenë arbëresh dhe e fliste shumë mirë gjuhën shqipe por ai vetë e ka harruar.

Njohja e pensioneve me Italinë, mbërrin në Shqipëri përfaqësuesi italian i Ministrisë së Punës

“Babai im ishte arbëresh, unë dija pak shqip për më pas e harrova, më vjen keq”, tha komandanti.

Ai u pyet nëse ka objekte të kulturës shqiptare në Itali që mund të rikthehen dhe tha se “Në këto momente nuk kemi objekte të rimarra për tu kthyer por mund të kemi edhe raste të tilla”.