Shtrenjtohen sërish karburantet në Maqedoninë e Veriut

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të rritet për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të rritet për 3 denarë.

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, gjegjësisht për 2,5 denarë.

Çmime sipas vendimit të fundit të KRrE-së:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 88,05 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 90,05 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 90,00 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 85,00 (denarë/litër).


Shtuar 4.05.2022 16:36