Në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj Genti Strazimirit për shkak të detyrës, është rrëzuar kërkesa për
pushimin e çështjes. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit socialist Pjerin
Ndreu për
pushimin e çështjes, ku bashkë me kolegun e tij Arben
Ndoka, po gjykohen për dhunën ndaj ligjvënësit demokrat Genti Strazimiri.
Raportohet se avokati i deputetit
Ndreu, Baftjar Rusi, ka kërkuar nga trupi gjykues
pushimin e çështjes për klientin e tij. Sipas tij, kallëzimi në organin e Prokurorisë nuk është bërë nga deputeti Genti Strazimiri, por nga Grupi parlamentar i PD-së.
Ndërkaq, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit, i cili rrëzoi kërkesën e bërë nga avokati Rusi, ndërsa
procesi gjyqësor do të vijojë normalisht me pyetjen e dëshmitarëve.
Seanca e radhës do të zhvillohet në 12 janar.
Procesi do të zhvillohet me pyetjen e 9 dëshmitarëve, kryesisht deputetë që kanë dijeni për incidentin e ndodhur në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë.
Prokuroria ka vendosur që të marrë si të pandehur deputetët Arben
Ndoka dhe Pjerin
Ndreu, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2014,
ora 12:24