Nis procedimi penal për dy nga pjesëtarët e grupit të hashashit
Policia e Beratit ka nisur procedimin penal për dy nga pjesëtarët e grupit të hashashit, të cilët u vunë në pranga ditën e martë.

Pas operacionit “Ballolli 2015">2015”, tashmë ka nisur procedimi penal për dy shtetasit e arrestuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Procedimi penal ndaj 47-vjeçarit Vladimir Selenica dhe 25-vjeçarit Taro Ahmeti filloi pasi në vijim të kontrolleve të ushtruar në fshatin Çorogjaf të Beratit, janë gjetur 3 parcela të kultivuara me bimë kanabis sativa.

Në këto 3 parcela janë gjetur të kultivuara rreth 300 rrënjë bimë narkotike.

Pesë persona përfunduan në pranga dhe 20 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash u sekuestruan nga policia e Beratit, në operacionin e koduar “Ballolli 2015">2015”. /albeu.com/

Shtuar më 30/07/2015, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori