Nis plotësimi i formularit A3, sërish mundësi për maturantët
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Maturantët të cilët nuk kanë mundur të fitojnë një të drejtë studimi kanë mundësi që nëpërmjet plotësimit të furmularit A3, të mund të regjistrohen në një nga deget e mbetura pa plotësuar.

Sipas njoftimit të MASH plotësimi i këtij formulari ka afat deri në 2 nëntor. Klasifikimi i kandidatëve fitues në programe të ndryshme studimi, që do të plotësojnë A3-shin, bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në pikët e grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore dhe të rezultateve të konkursit të zhvilluar për programe të caktuara studimi dhe merita, si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit, preferenca, të bërë nga vetë kandidati.

Këtë formular mund ta plotësojnë ata kandidatë që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2, ku janë edhe ata që kanë fituar provimet e Maturës Shtetërore në sesionin e vjeshtës, si dhe ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, mbi bazën e ekuivalentimit të rezultateve të shkollës së mesme, kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve në universitetet tona.

Formulari do të plotësohet edhe nga ata që kanë konkurruar me formularin A2, fitues apo jo dhe që dëshirojnë të fitojnë për një preferencë më të lartë duke ruajtur renditjen e preferencave të formularit A2. Këtu përjashtohen ata që janë regjistruar në një program studimi. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2012, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit