Nis patrullimi i përbashkët policor Kosovë-Shqipëri
Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për patrullimin e përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë në territorin e Shqipërisë gjatë sezonit veror, nesër më 1 korrik do të mbahet një konferencë për median.

Burime zyrtare nga Policia e Kosovës, drejtues të Divizionit dhe Komunikacionit Rrugor nga Policia e Kosovës dhe të Policisë Rrugore të Shqipërisë do të paraqesin informacione lidhur me planin e zbatimit të marrëveshjes.

Gjithashtu të hënën nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë do të niset edhe grupi i aparë i zyratrëve policorë që do të fillojnë patrullimin e përbashkët me zyrtarët policorë nga Shqipëria./albeu.com/
Shtuar më 30/06/2013, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori