Nis operacioni për nxjerrjen e peshkatarit të mbytur në Pogradec
Ka nisur në Pogradec operacioni për nxjerrjen e trupit të peshkatarit tjetër që u mbyt dje në rezervuarin e Bradomirës. Bëhet fjalë për viktimën e dytë Ramazan Kojtari, 56 vjeç i cili u mbyt bashkë me shokun e tij Arben Pupa pasditen e djeshme.

Dy polumbarë janë zhytur në ujërat e rezervuarit për të nxjerrë jashtë trupin e pajetë.

Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Sipas dëshmive ata herë pas here dilnin për peshkim pasi hidhnin rasatin e peshkut për shumim.

Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku. Gjithsesi këto janë vetëm dyshime, pasi askush nuk e ka parë ngjarjen.

Trupi i 50-vjeçarit Pupa u nxor dje nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.
Shtuar më 31/12/2018, ora 08:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori