Nis operacioni "fshesa" në bashkitë e marra nga PS, shkarkohen 66 punonjësit e parë
Ka nisur operacioni “fshesa” në Bashkinë e Selenicës, ku kryetari i porsaemëruar në detyrë, Pëllumb Binaj, ka nënshkruar për shkarkimin e 66 punonjësve të kësaj njësie vendore.

Sipas informacioneve të marra në rrugë jozyrtare, punëtorët e shkarkuar shërbeninin në sektorin e shërbimeve publike, kryesisht në pastrim dhe gjelbërim.

Binaj është shprehur se kjo ndërprerje kontrate me 66 punonjësit është bërë në bazë të urdhrit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas Binajt, në janar të këtij viti, raporti i KLSH-së ka vërejtur se për 66 punonjës të Bashkisë së Selenicës, me kontratë të pjesshme dhe që paguheshin me vetëm 12 mijë lekë të rinj në muaj, nuk zbatohej ligji mbi Kodin e Punës.

Binaj shton se urdhri i KLSH-së nuk është zbatua sipas kërkesës së KLSH-së, që kishte caktuar afat ndërprerjen e kontratave deri në muajin mars të 2019-s.
Shtuar më 20/08/2019, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori