Nis ne Strasburg takimi Rama-Berisha
Albeu.com
Ka nisur në restorantin "Krokodil" në Strasburg tryeza mes kryeministrit Sali Berisha, kreut socialist Edi Rama, parlamentarëve europiane, si dhe Komisionerit për Zgjerimin, Shtefan Fyle.Sipas informacioneve më të fundit në tryezë merr pjesë edhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore Eduard Kukan.

Ndërkohë mësohet se për të qenë i pranishëm në takimin mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama, ku do të negociohet për zgjidhjen e krizës politike Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule, ka anuluar një vizitë të parashikuar për sot dhe nesër në Algjeri.

Më herët ditën e sotme Kryeministri Berisha dhe kryesocialisti Rama u nisën drejt Strasburgut për të marrë pjenë në tryezën e shumëpritur për të arritur një kompromis për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ndërkohë mësohet se darka e sotme pritet të pasohet nga një takim nesër në mesditë.
Shtuar më 20/05/2010, ora 22:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori