Nis ne nentor 2006 gjykimi i Haradinajt e dy ish-pjestareve te tjere te UCK
Albeu.com
"Gjykimi i tre ish-pjesetareve te UCK-se, Ramush Haradinaj, ish-komandant per Zonen Operative te Dukagjinit, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj do te duhej te filloje ne nentor te vitit 2006 dhe do te zgjase 12-18 muaj", kane thene sot ne konferencen statusore lidhur me tre te akuzuarit ne Hage.Ish-kryeministri Haradinaj, i cili ndodhet ne Kosove, po gjykohet ne gjendje te lire dhe do t'i duhet te paraqitet ne te gjitha seancat gjyqesore qe do te zhvillohen ne Gjykaten Nderkombetare te Hages per krime lufte ne ish-Jugosllavi. Per prezencen e tij ne gjyq ka dale garant UNMIK dhe qeveria e Kosoves.

Pas vetedorezimit ne Gjykaten Nderkomebetare te Hages Haradinaj eshte vetedeklaruar i pafajshem duke mos pranuar asnje nga 36 akuzat e ngritura ndaj tij per krim kunder njerezimit, perndjekje, ndalim i paligjshem, perdhunim, veprime cnjerezore, shkelje te ligjeve ose te njohura ndryshe si zakoneve te luftes. Pas degjimit te seancave Haga mori vendimin per gjykimin ne liri te Haradinajt. Tribunali vendosi qe ish-kryeministri te mos marre pjese ne aktivitete politike deri ne pushim te ceshtjes gjyqesore. bw
Shtuar më 17/09/2005, ora 01:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori