Nis ndërtimi i rrugës qe lidh bashkinë Tiranë me komunat përreth
Me një investim prej mbi 1 miliardë lekësh të FSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit) ka nisur puna për ndërtimin e rrugës që lidh zonat e Stërmasit – Picallës – ish - reparti ushtarak – Sauk - Garunjë e TEG. Kjo rrugë me gjatësi 14.69 km do u shërbejë 30 mijë banorëve të bashkisë Tiranë e komunave Farkë e Petrelë.

Rruga e re do të ketë një gjerësi asfalti 6 metra, sinjalistikë vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçim dhe trotuare ne zonat e banuara. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor do të zgjasë më pak se parashikimi prej 18 muajsh. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2013, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori