U denoncua i zhdukur nga djali, 67-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuarin e Përrenjasit

Trupi i një 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete në rezervuarin e Hecit në Përrenjas.

Policia bën me dije se viktima është bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. B., banues në Prrenjas.

Kishte qenë djali i viktimës që kishte bërë dhe kallëzim në polici për zhdukjen e të atit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dyshohet i mbytur në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas.

Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.