Nis kontrolli për origjinën e kafshëve, masa për rastet e falsifikimit
Pas urdherit të firmosur nga ministri Edmond Panariti, sot Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka nisur një aksion për mbikëqyrjen e tregjeve të kafshëve.

Sa i takon këtij aksioni, ai synon të mbikëqyrë tregjet e bagëtisë për të verifikuar origjinën e kafshëve dhe certifikatat shoqëruese veterinare. Mbikëqyrja mbështetet në sistemin e gjurmimit përmes verifikimit të matrikujve, të cilët lidhin identitetin e gjedhëve dhe të imtave me subjektin dhe fermën ku ato mbarështohen.

Ministri Edmond Panariti ka kërkuar që krahas verifikimit me numër matrikulli, të zbatohet edhe gjurmimi dixhital i prejardhjes së kafshëve dhe shpendëve për mish, qumësht dhe vezë. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori