Nis konferenca "Një OKB", Berisha: Shqipëria histori suksesi
Ka nisur në Tiranë konferenca ndërqeveritare të nivelit të lartë për reformën "Një OKB", ku do marrin pjesë 40 vende nga e gjithë bota. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha parashtroi disa nga projektet e qeverisë në fushat e arsimit, identifikimit të qytetetëve, të barazisë gjinore, të mjedisit dhe mbrojtjes së tij, ekonomia etj.


"Ndër këto vite nën këtë moto në vendin tim janë realizuar një sërë reformash transformuese për Shqipërinë. Me kënqësi mund t'ju them se të gjitha projekte janë në një kohë të shkurtër histori suksesi. Në kuadrin e bashkëpunimit me nënorganizmat e OKB-së Shqipëri shënon njërin prej rekordeve të mëdha, atë të imunizimit të fëmijëve", deklaroi Berisha.

Në nisje të saj konferenca u përshëndet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon. Ai vlerësoi këtë nismë si shumë të rëndësishme, ndërsa tha se kombet duhet të bashkojmë forcat. "Reformat duhet të kalojnë në një nivel më të lartë", nënvizoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2012, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori