Nis koncerti i PD-se
Albeu.com
Në sheshin “Nënë Tereza” ka nisur koncerti i PD-së. Një kordon policor ndan protestuesit e opozitës dhe simpatizantët e koncertit. Kordoni policor ndan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku zhvillohet protesta nga Sheshi “Nënë Tereza”, ku organizohet koncerti i PD-së.
Koncerti, bllokohet qarkullimi ne qender te Tirane

Policia e kryeqytetit bllokoi qarkullimin e mjeteve në Sheshin "Nënë Tereza", Sheshin "Skënderbej" dhe Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", një orë para fillimit të koncertit festiv të organizuar nga partitë e koalicionit qeverisës.

Zëdhënësja e Policisë konfirmoi se "konform ligjit për tubimet, për të siguruar rendin dhe qetësinë publike dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia ka bllokuar qarkullimin një orë para fillimit të koncertit festiv që zhvillohet nën sloganin ‘Shqipëria europiane’, në Sheshin ‘Nënë Tereza’".

Sipas Policisë, ndërprerja e qarkullimit do të vazhdojë deri në përfundim të koncertit.
Shtuar më 01/05/2010, ora 18:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori