Nis Komiteti i 8-te i perbashket me BE, diskutohet rendesia e zgjedhjeve te 3 korrikut
Pëlqej
Albeu.com
Shqiperia dhe Bashkimi Europian filluan takimin e tete te Komitetit te Perbashket, i cili mbahet qe kur Tirana dhe Brukseli nenshkruan marredheniet diplomatike. Veprimtaria eshte vjetore dhe do te zhvillohet per dy dite dhe do te beje vleresimin e ceshtjeve kryesore. Takimet teknike do te perqendrohen me detaje ne qartesimin e problematikave te pergatitjes per zgjedhjet, veprimtarite tregtare dhe politikat sektoriale. Ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi tha se te gjithe faktoret ne Shqiperi e dine rendesine qe kane zgjedhjet e 3 korrikut dhe se jane te angazhuar per te permbushur detyrimet dhe rekomandimet e nderkombetareve. Perfaqesuesi europian Reinhard Pribe u shpreh per rolin monitories te pales komunitare dhe vemendjen per zgjedhjet e pergjitheshme. Kryetari i delegacionit te Komisionit Europian, Reinhard Priebe, tha ne fjalen e tij se fati i perfundimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit varet nga zhvillimi i procesit te zgjedhjeve te Korrikut. Sipas Priebe, "perfundimi i Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me BE-ne do te behet ne se arrihen standarde europiane ne zgjedhje, si dhe ne se ndermerren reformat kyce, ne sektore qe kane te bejne me luften kunder korrupsionit, permiresimin e sistemit doganor etj". Sot diskutimet teknike do te fokusohen ne menyre te detajuar ne evidentimin e arritjeve dhe problematikave ne zhvillimin e marredhenieve ekonomike, tregtare, makroekonomike, reformat ne sektorin banka, bujqesi si dhe reformen e tokes. Ne diten e dyte te ketij takimi do te zhvillohet edhe ceremonia e dorezimit te Planit Kombetar te Perafrimit te Legjislacionit vendas me ate te BE-se dhe zbatimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit. Ceshtjet e tjera lidhen me raportimin e ministres Meksi mbi perparimet qe jane bere ne fushen e te drejtave te njeriut, te pakicave, vecanerisht romeve si dhe te bashkepunimit rajonal. bw
Shtuar më 25/05/2005, ora 23:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori