Nis hetimi për ekstradimin e Nezar Seitajt, rrezikon edhe Gjonaj?
Esktradimi i Nezas Seitajt ka shkaktuar një debat të fortë sa juridik aq dhe politik në vend, nisur nga fakti se ai ishte i arrestuari i vetëm i grupit të Habilajve, për të cilët akuzohet edhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Nisur nga situata e krijuar, përgjegjëse për të cilën është edhe ministrja e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Dretësisë, njofton se ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, K.G., për veprimtarinë gjyqësore të tij në dhënien e vendimit të datës 18.12.2018, për lejimin e ekstradimit për Seitajn.

"Nga ankesa publike dyshohet për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit sipas nenit 140 pika 2 të Kushtetutës (shkelje haptazi e nenit 491 pika 1 shkronja ‘ç’ dhe 498 pika 2 të K.Pr.Penale), të cilat nëse provohen se janë kryer, veç të tjerave përbëjnë shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji"., - njofton KLD.

Largimi i Seitajt për në Itali i hoqi një dëshmitar të artë nga dora Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin Habilaj. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori