Media boshnjake publikon dokumentin: Vuçiçit pas luftës në Kosovë iu ndalua hyrja në BE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas luftës në Kosovë ishte vënë nën sanksione nga Bashkimi Europian.

Mediumi boshnjak, Istraga, ka publikuar dokumentin ku Vuçiqit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i ishte ndaluar hyrja në BE.

Atëherë Vuçiç ishte ministër i Informacionit.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në shtator 1999 ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviqit, Vuçiëit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksandar Vuçiç ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, shkruan Istraga në Twitter.

Vendimi i Këshillit të BE-së mban datën 13 shtator 1999./express