Nis greva në postë, nga sot asnjë shërbim
Sindikata e Punëtorëve të PostësKosovës ka bërë të ditur se nga sot të gjithë punëtorët do të hyjnë në grevë të përgjithshme, e cila nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Gjatë kësaj kohe në sportelet e PostësKosovës nuk do të ofrohet asnjë shërbim.

Greva nuk do të ndalet deri në realizimin e të gjitha kërkesave. Kërkesa kryesore e tyre është realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e PostësKosovës.

Po ashtu, edhe garantimi me shkrim nga Menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Kosovës që ekzekutimi i pagave në muajt e ardhshëm do të bëhet brenda afatit ligjor.

Kërkesë tjetër e tyre është se Qeveria e Kosovës të kryejë urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.

Qeveria t’i mundësojë Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).

Greva sipas sindikatës do të pasohet edhe me veprime të tjera sindikale deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve të PK Sh.A.


Shtuar më 10/09/2018, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori