Tregtonin lëndë narkotike, dënohen 13 persona në Itali, mes tyre 3 shqiptarë

13 persona janë arrestuar nga policia italiane gjatë një aksioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Tre prej të arrestuarve dhe të dënuarve janë shtetas shqiptarë, Gentian Ceku 44 vjeç i dënuar me 12 vite burg, Artur Licaj 55 vjeç, i dënuar me 18 vite burg dhe Ergi Xhamia 26 vjeç, i dënuar me 12 vite burgim.

Gjithashtu në masën e dënimit, një gjykatë italiane ka urdhëruar përjashtimin me dënim shlyerjeje të shtetasve shqiptarë.

Nga raportimet e mediave italiane bëhet me dije se hetimet kanë nisur që në vitin 2018 nga njësia e policisë së Leçes. Në atë kohë ishin një çift shqiptarësh të përfshirë, të cilët konsideroheshin si organizatorë të shitjes së drogës.

Shqiptarët janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, mbajtjes së armëve në vende publike, dëmtim, shkelje dhe vetëpastrimit të parave.

Gjatë aksionit, autoritete italiane bëjnë me dije se nga kontrolli fizik në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 57.526 kg kokainë, 200 gr heroinë, rreth 20 kg lëndë prerëse, mbi 200 euro kesh, 2 pistoleta dhe një karikator, si dhe 2205 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm./albeu.com/