Nis gjuetia për “shefin e madh”, sekuestrohet libri i takimeve të Tahirit
Pëlqej
Prokuroria e Krimeve të Rënda sot kanë sekuestruar librin e takimeve nga viti 2013 deri në 2017.

Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, të cilit do t’i rishikohen në lupë edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë, raporton TCH.

Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit Florian Habilaj, i njohur ndryshe edhe si “Lolo”, i cili është kapur duke thënë se do shkojë në Tiranë të takojë shefin e madh.

Gjithashtu në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar të gjithave kompanive celulare, që të dorëzojnë sa më shpejtë pranë grupit hetimor komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2017, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori