Nis fushata per njohje ne 121 shtete
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka paralajmëruar se do të dërgojë në 121 shtete të botës kërkesa për njohje zyrtare të pavarësisë së Kosovës, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.
“Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka krijuat një kontekst krejtësisht të ri dhe, në përputhje me këtë, unë tashmë e kam nisur fushatën e re për të animuar vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, deklaroi shefi i diplomacisë sonë për AP.

Hyseni paralajmëroi se këtë vikend do të qëndrojë në SHB, ku do të ketë rreth 60 takime me përfaqësues të shumë vendeve në përpjekje për të shtuar numrin e njohjeve para debati në Asamblenë e Përgjithshme të KB-ve që mbahet në shtator.

Agjencia përkujton se pavarësinë e Kosovës deri tashti e kanë njohur 69 shtete.
Shtuar më 24/07/2010, ora 15:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori