Nis “Doku Fest”, festivali i filmit që bashkon shqiptarët
Pëlqej
Në Tiranë u mbajt sot konferenca për shtyp e festivalit DokuFest ku u prezantua programi i plotë i edicionit të 13-të të festivalit , i cili do të mbahet nga data 16-24 gusht në Prizren, Kosovë.

Në konferencë për media ishte prezente Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Znj. Mirela Kumbaro, e cila foli për mbështetjen e këtij edicioni të DokuFest nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Kjo mbështetje është pjesë e marrëveshjes ndërkulturore të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës për një kalendar të përbashkët kulturor të dy vendeve.

“Kam kënaqësinë e veçantë që jam sot krah miqve për të hapur së bashku në Tiranë aperitivin e DokuFestit, një ngjarje artistike ndërkombëtare e cila bën pjesë në kalendarin e përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë e cila sot një vit më parë u premtua nga Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Prizren vitin e kaluar. Ja ku jemi një vit më pas, premtimin e mbajtëm dhe për Ministrinë e Kulturës është nder dhe një eksperiencë shumë e bukur që jemi pjesë e këtij aktiviteti i cili është kthyer në referencë shumë të rëndësishme kulturore të botës së filmit dhe debatit artistik. Mbështetja e DokuFest përputhet plotësisht me politikëne Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për të krijuar një urë komunikimi kulturor pakufi dhe pa barrieradhe ne kemi gjetur tek DokuFesti modelin e shkëlqyer se si mund të ndërthuret arti me edukimin. Bashkëpunimi që Ministria e Kulturës po ndërton me DokuFestin nuk është thjesht mbështetja e festivalit por do të mbërthejëedhe aktivitete të tjera të shtrira gjatë gjithë vitit.” tha Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.


Drejtori Ekzekutiv i DokuFest, Z.Eroll Bilibani shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim ndërkulturor.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme të jemi sot këtu, për një fillim të bashkëpunimit që besojmë që do të jetë për një kohë shumë të gjatë.Mbështetja që aktiviteteve të DokuFest-it nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë nuk është vetëm për qëllimet e festivalit por do të shtrihet përgjatë vitit. Ne do të përkujdesemi që në nëntor në Tiranë të sjellim edhe një program të vogël të fituesve të disa kategorive të DokuFestit “, tha Eroll Bilibani.

Ndërsa Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest, prezantoi programin e filmave të këtij viti.
Të zgjedhura nga një numër rekord i 2400 aplikimeve, festivali do të prezantojë 237 filma nga 56 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale të kuruara ndërsa pritet që në festival të jenë mbi 200 mysafirë, përfshirë filmëbërës, producentëdhe emra eminentë të kinematografisë.

Tema e këtij edicioni tëDokuFest është NDRYSHIMI dhe kampanja dhe sllogani ‘Ndrysho, mos u mshef’ i bëjnë homazh forcës së heshtur të qytetarëve dhe përpjekjes së qytetarëve të kenë një zë më të fortë për të ardhmen e tyre. Festivali do të hapet me shfaqjen e filmit EVERYDAY REBELLION dhe mbyllet me shfaqjen e 20 FEET FROM STARDOM.
Shtuar më 11/08/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori