Nis decentralizimi ne Manushe ku merr pjese kryeministri Kosumi
Albeu.com
Ne fshatin Mamushe te Prizrenit, i cili eshte i banuar me shumice turke, ka filluar ceremonia solemne e konsituimit te Kuvendit te Perkohshem Komunal, ne kuader te decentralizimit te pushtetit vendor.Kryeministri Bajram Kosumi, qe ishte i pranishem ne kete eveniment tha se vlera me e madhe e Kosoves se pasluftes jane pakicat dhe "ne kemi arritur qe ne gjashte vitet e kaluara te ndertojme nje shoqeri krejtesisht ndryshe nga ajo e para disa vjeteve. Pushteti ne Kosove di te respektoje te drejtat njerezore te secilit njeri dhe bashkesi etnike. Mamusha eshte komuna e trete qe po themelohet nga pese zonat e propozuara per decentralizim dhe e para qe ne Kuvendin e Perkohshem Komunal do te kete shumice turke. Gracanica dhe Parteshi, lokalitete te banuara me shumice serbe, gjithashtu gjenden ne listen e propozimeve, por decentralizimi i tyre vazhdon te mbetet peng i kundershtimeve te perfaqesuesve serbe. Radio Kosova
Shtuar më 27/09/2005, ora 18:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori