Asambleja e PS: Rama kërkon me bindje mandatin e tretë
Ka nisur Asambleja Kombëtare e PS, kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën dhe ka një thirrje për deputetët e PS.

"U bënë 7 vjet nga dita ku ne morëm detyrën, mund të thuhet me plot gojën se jemi në kushtet kur e keqja më e madhe është harruar..."

Duke renditur ato që janë arritur në dy mandatet e para, Rama tha se “këto të gjitha janë arsye, pse ne na duhet një mandat i tretë jo për vete, por për Shqipërinë që në mandatin e tretë Shqipëria të kalojë nga ecja në vrapim.

E janë sot kushtet për të shpjeguar si e pse Shqipëria mund të kalojë në një nivel të ri shpejtësie. E kush mund ta kalojë në një nivel të ri shpejtësie Shqipërinë përveç PS?”

Pjesë nga fjala e Ramës:

Edhe duke respektuar kushtet e imponuara nga kjo situatë e jashtëzakonshme, falenderoj sekretarin e përgjithshëm që organizoi këtë mbledhje në qiell të hapur dhe që bëri të mundur që të mos mungojë as dielli sot këtu duke na krijuar mundësinë të nisim fazën e fundit të këtij mandate dhe njëkohësisht edhe fazën finale të përpjekjes për të marrë mandatin tjetër.

Besoj që është e rëndësishme të keni parasysh nga vijmë për të bërë të mundur të dijmë se ku mund të shkojmë dhe u bënë 7 vjet nga dita ku ne morëm detyrën, mund të thuhet me plot gojën se jemi në kushtet kur e keqja më e madhe është harruar ose duhet kujtuar dhe rikujtuar sepse dita ku ne nisëm këtë rrugëtim nuk ka asnjë të ngjashme në raport me punët e vendit, me ditën ku jemi sot, por në të njëjtën kohë sic e keqja nuk harrohet shpejt, e mira nuk ka fund.

Duhet të mbajmë parasysh se teksa numërojmë ato që kemi bërë, të mos ia themi vetes dhe të mos lëmë përshtypjen tek të tjerët se jemi të kënaqur me sa kemi bërë.

Kur kthejmë kokën pas, është e vështirë të zgjedhësh se cfarë të kujtosh më parë në raport me sa shumë na është dashur të bëjmë.

Mandate i parë ishte përpjekja për të ndaluar një hemorragji të rrezikshme në raport me vetë financat e vendit ku ne jemi ulur në detyrë dhe kemi parë në tryezë të dhënat reale të vendit për të qenë në sfidën e madhe të financimit pa pasur nevojë që të ulim rrogat e pensionet.

I kujtoj bisedat me FMN që refuzonte idenë tonë se do të kompensojmë boshllëkun e atëhershëm me një reformë shumë aggresive. Nuk e harroj kur përfaqësuesit e FMN thanë që e kemi dëgjuar nga kryeministrit e mëparshëm, por e dimë që kjo formë nuk bëhet.
Shtuar më 09/10/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori