Efektivi i forcave “Shqiponja” i kërkoi falje që i vrau djalin, flet babai i Klodian Rashës

Babai i  Klodian Rashës ka shkuar pranë gjykatës ditën e sotme për të dëgjuar nga afër seancën paraprake, ku do të gjykohej ish-efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj.

“Kam kërkuar që ditën e parë drejtësi. Sot erdha të dëgjojë dhe të shikoj në sy ballë për ballë se çdo të thotë drejtësia.” ka thënë Qazim Rasha.

“Mendoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim”, tha ai.

Klodjan Rasha u vra 8 dhjetorin e vitit të kaluar nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj. Ndërsa sot në gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca paraprake për këtë çështje. Vendimi për të do të merret nga treshja e gjyqtarëve që do të marrë çështjen, pasi sot zhvillohet seanca paraprake. Mësohet po ashtu se Nevaldo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe i ka kërkuar po ashtu, falje babait të Klodianit gjatë seancës.


Shtuar 26.03.2021 12:04