Nipi plagos xhaxhanë për pronën
Për shkaqe pronësie në Lushje, nipi ka plagosur xhaxhanë i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet fjalë për një 37 vjeçar nga Lushnja, i cili është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje.

Lidhur me këtë çështje është bërë arrestimi në flagrancë i 37 vjeçarit Ilir Shuka, banues në fshatin Grabian, Lushnje, pasi për motive pronësie ka goditur me mjete të forta në kokë xhaxhanë e tij me inciale A.Sh., 52 vjeç, duke e lënë të plagosur.

Në ngarkim të 37 vjeçarit, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori