Nipi plagos xhaxhanë në Shkodër
Pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta, nipi ka plagosur me armë zjarri xhaxhanë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa aktualisht i plagosuri ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

65 vjeçari me inicialet Y.M., me banim në fshatin “Ura e Shtrenjtë” në komunën Postribë, është plagosur me armë zjarri nga nipi i tij. Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë është bërë shpallja në kërkim e 20 vjeçarit Selim M.

Ky i fundit ka plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta, xhaxhanë e tij. 65 vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjashtë gëzhoja metalike të kalibrit 7.62mm, model 56. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2015, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori