Nipi i Bitrajt, festa milionshe me shokët e tij
Pëlqej
Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për familjarë të Ardian Bitrajt, pasi që dyshohet se vjedhja është kryer në bashkëpunim.

Ndër më të dyshuarit për bashkëpunim të mundshëm është nipi i Ardianit, Klevis Bejtaj.

Shokët e tij kanë rrëfyer përpara trupit hetimor se Klevisi gjithmonë organizonte festa me shumë para dhe se ishte një njeri që gjithmonë mbante para me vete.

Ata kanë thënë se nuk e dinë nëse frekuentonte kazinotë apo lojërat e fatit, por se të gjithë grupi e dinin se Klevis Bejtjaj ishte person tepër dorëlëshuar, jepte pa problem borxhe me shuma të mëdha dhe se organizonte edhe festa luksi.

Kjo pistë ngre akoma dhe më tej dyshimet se Bitraj vjedhjen e ka kryer në bashkëpunim dhe me persona të tjerë dhe paratë e Thesarit të shtetit janë ndarë me bashkëpunëtorët. /albeu.com/


Shtuar më 10/08/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori