Reagimi i Bullgarisë, vjen përgjigja e dytë e Ramës: Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër deklaratë për Bullgarinë, pasi kjo e fundit reagojnë në lidhje më gjuhën e përdorur nga kryeministri shqiptar në Bruksel, duke e paralajmëruar të ketë kujdes.

Rama fillimisht u përgjigj me një ultimatum duke i thënë të heqin VETO-n, ose të durojnë atë, ndërsa tani shkruan se “miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por i japin dorën”.

“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër @BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”              shkruan Rama nw Twitter. /albeu.com