Nipi godet gjyshen me sopatë, shpallet në kërkim
Një krim brënda familjes ka ndodhur sot në Korçë, ku nipi ka goditur me sopatë gjyshen pas një sherri mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku nipi 21 vjeçar ka goditur gjyshen e tij 63 vjeçare. Policia bën me dije se sherri mes paleve është shënuar në lagjen nr 10 të qytetit, ku 21 vjeçari P.Hazizllari ka goditur me një sopatë gjyshen e tij 63 vjeçare, V.Collaku.

Blutë e Korçës shtojnë se i riu pasi ka goditur gjyshen është larguar në drejtim të paditur, ndërsa kanë nisur hetimet paraprake.

Të njëjtat burime shtojnë se e moshuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori