Nimic: Shkupi e deshiron zgjidhjen e ceshtjes se emrit
Albeu.com
Ndërmjetësi i Organizatës së KB-së për çështjen e emrit, Metju Nimic realizoi sot në Shkup një takim me kryeministrin, Nikolla Gruevski. “Në Shkup pash një qasje serioze dhe konstruktive për këtë çështje me interes kombëtarë, e cila ka komplikime edhe në rajon dhe në Evropë”, deklaroi Nimic.
Pas takimeve intensive me kreun shtetëror maqedonas, ai tha se ka parë se ekziston dëshirë e fortë për zgjidhjen e këtij kontesti disa vjeçarë.

“Shpresoj se mbi bazën e bisedimeve të zhvilluara këtu në Shkup dhe Athinë do ta intensifikojmë procesin i cili ishte ngadalësuar në muajt e fundit. Dhe të shohim se a ka gjasa për zgjidhjen e çështjes së emrit e cila gjatë kohë është në agjendën ndërkombëtare”, theksoi Nimic.

Ai ka theksur se pas takimeve në Greqi që do ti realizojë me 26 shkurt, është e mundur të ketë edhe një takim.
Shtuar më 24/02/2010, ora 21:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori