Nimic propozim te ri per emrin "Maqedoni", Cervenkovski mbledh qeverine per konsultim
Albeu.com
"Ndermjetesi i KB per negociatat e zgjidhjes se kushtetues te Republikes Maqedoni, Methju Nimic ka prezantuar dje ne Nju Jork nje propozim te ri per Greqine e Maqedonine ne lidhje me kete ceshtje.Kete e konfirmoi sot Presidenti i Republikes maqedonase, Branko Cervenkovcki. Per propozimin e ri te Nimicit mbreme ne nje mbledhje te posacme, ka marre pjese edhe shefi i shtetit, Vllado Buckovski ku eshte debatuar gjere rreth kesaj ceshtje.

Presidenti i Maqedonise Branko Cervenkovski, deklaroi te shtunen se tani per tani nuk mund t'a publikoje permbajtjen e propozimit te parashtruar, duke marre parasysh obligimet e marra per menyren ne te cilen duhet te zhvillohet ky proces.

Cervenskovski do te takohet sot ne mesdite me lideret e partive me te medha parlamentare, me ku do te bisedohet per propozimin e ri te ndermjetesit te KB-se Nimic. Cervenkovski po sot do te zhvilloje takime edhe me ministrat e meparshem te puneve te jashtme, me Vanja Toshevskin, ndermjetes i meparshem per dallimet rreth emrit ndermjet Maqedonise dhe Greqise, ku do te jete e pranishme edhe shefja e diplomacise, Ilinka Mitreva.

Nimic ua ka dorezuar diten e premten propozimin e ri perfaqesuesve te Republikes se Maqedonise dhe te Republikes se Greqise ne Nju-Jork. Athina zyrtare deklaroi te shtunen pasdite e refuzon kete propozim per arsye se eshte i papranueshem per Greqine.

Kontesti per perdorimin e emrit kushtetues te Republikes se Maqedonise zgjat nga pavaresimi i saj ne vitin 1991. Per shkak te kundershtimeve dhe presioneve te Athines, Republika e Maqedonise me 8 prill te vitit 1993 u pranua ne KB-ne nen referencen e perkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise. Per shkak te mospajtimeve me emrin dhe flamurin shteteror te Republikes se Maqedonise, Greqia ne vitin 1993 vendosi embargo te plote tregtare ndaj Maqedonise.

Bllokada tregtare ishte ne fuqi 18 muaj deri ne dhjetor te vitit 1995, kur Maqedonia e ndryshoi flamurin kushtetues. Maqedonia dhe Greqia nen patronazhin e KB-se kane filluar bisedime per tejkalimin e kontestit me emrin me ndermjetesimin e diplomateve amerikane Sajrus Uens dhe Metju Nimic. Raportet ndermjet dy vendeve jane permiresuar dukshem pas nenshkrimit te marreveshjes se perkohshme dypaleshe per bashkepunim ne vitin 1995, pas heqjes se embargos njepaleshe.
Shtuar më 10/10/2005, ora 20:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori