Nimetz mendon per propozim te modifikuar per emrin
Albeu.com
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin e Maqedonisë, Matthew Nimetz po mendon për një pako të modifikuar të ideve për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Athinës dhe Shkupit.
Në pakon e propozimeve të reja do të përfshihen vërejtjet dhe propozimet e prezantuara nga palët negociatore, që janë të prezantuar nga maqedonasi Zoran Jolevski, dhe ai grek Adamantios Vasilakis, të cilët u takuan këtë javë me ndërmjetësin Nimetz në New York.

Gazeta greke “Impresia” shkruan se pakoja e modifikuar do të bazohet kryesisht në idetë e ndërmjetësit Nimetz, i cili prezantoi ato gjatë vizitës së tij të fundit muajin e kaluar në Shkup dhe Athinë.

Siç bëjnë të ditur mediat greke, ndërmjetësi i OKB-së planifikon që të përshpejtojë procesin e negociatave për emrin, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Gazeta “Etnos” shkruan se baza e pakos së re sërish do të jetë emri “Maqedonia Veriore”, por duhet të precizohet përdorimi i këtij emri. /INA/
Shtuar më 21/08/2009, ora 21:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori