Nikolliq: Thaçi krime ndaj popullit serb
Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë duke folur për rrugën e Serbisë drejt BE-së është shprehur se procesi do të ndalet në qoftë se na kërkohet heqja dorë nga një pjesë e territorit nga Kosova

I pyetur nëse është i gatshëm për dialog me Prishtinën dhe kryeministrin e Kosovës, Nikolliq tha se do të diskutojë me përfaqësuesit e Prishtinës, por jo me Hashim Thaçin sepse, ai, ka thënë Nikolliq, “është i dyshuar për krime kundër popullit serb”, raporton Rel.

Tomisllav Nikolliq është zgjedhur president i Serbisë në balotazhin e 20 majit. Një kohë ka qenë në Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit, i cili gjendet në Hagë, ku akuzohet për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve të ’90-ta në ish Jugosllavi. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2012, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori