Aksidenti i frikshëm në “Rrugën e Kavajës”, çifti Konomi lë ambientet e spitalit

Një muaj pas aksidenti të frikshëm në rrugën e Kavajës, ku një makinë”G-Class” përplasin çiftin Konomi, këta të fundit mësohet se kanë lënë ambientet e spitalit.

Ata ndodheshin në spitalin e Traumës  në Tiranë prej më shumë se 4 javësh për shkak të plagëve të rënda që morën gjatë aksidentit.

Kujtojmë që drejtuesi i “G-Class” Ajas Sulejmani u arrestua pak orë pas aksidentit, ku rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Çifti Konomi bashkë me vajzën e tyre disa muajshe ishin duke kaluar vizat e bardha, kur u aksidentuan nga Sulejmani i cili ishte me shpejtësi të lartë dhe me semafor të kuq, për fat foshnja shpëtoi pa asnjë lëndim.

Sulejmani rrezikon deri në 7 vite burg duke marrë parasysh veprat penale që janë konsumuar në rastin e aksidentit./albeu.com