Nikollë Lesi: Pas Erdoganit, pritet humbja e Ramës
Zgjedhjet vendore në Turqi kanë sjellë reagime të shumta edhe në trevat shqiptare.

Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij, se pas Erdogan, do e pësojë edhe miku i tij Edi Rama.

“Fakti që populli turk, me gjithë presionet dhe arrestimet e presidentit Erdogan, arriti ta mposht, po në Shqipëri si do reagojë populli shqiptar ndaj kryeministrit Rama? Në Tiranë protestat nuk ndalojnë dhe po kërkohet qeveri tranzitore për zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe ato vendore në një ditë.

Frika se mos humb pushtetin qendror dhe atë vendor e shtynë Edi Ramën të mos pranojë zgjedhje. Miku i tij turk e hëngri në Ankara dhe pritet edhe në Stamboll.

Me sa duket “pranvera ballkanike” fillon me Tiranën dhe vazhdon me Podgoricën, Beogradin dhe përfundon me Stambollin”, shkruan ai.

Ndwrsa, gazetarja e njohur Arbana Xharra, shkruan se humbja e Erdogan është fitore për shqiptarët.

“Erdogani pesoi humbje ne Ankara te dielen ne zgjedhjet lokale, per here te pare prej themelimit te partise se tij ne vitin 2001.

Pritet te humbase edhe Stambollin.

Qytetaret turq me voten e tyre po e godasin diktatorin i cili e ka shnderuar Turqine ne burgun me te madh ne bote, me mbi 200 gazetare te burgosur, 17 mije gra me rreth 700 femije e mijera aktivist te tjere ne pranga.

Humbja e tij eshte fitore per shqiptaret, sepse bashke me Erdoganin po i vjen fundi edhe planeve te tij ne Ballkan, ku me e shumti e kane pesuar shqiptaret”, shkruan ajo.
Shtuar më 02/04/2019, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori