Nikollaq Neranxi denoncon shefin e policisë së Kuçovës
Ish-deputeti Nikollaq Neranxi, ka denoncuar në rajonin e Vlorës shefin e policisë së Kuçovës, Vojo Peçi. Sipas tij, ky i fundit e ka fyer dhe kërcënuar me jetë, pak pasi ka drekuar me disa miqtë e tij në Porto Palermo.

Duke folur për "News 24", Neranxi ka deklaruar se Peçi e ka kërcënuar atë ndërsa po largohej me makinën e tij. Ai më tej ka konfirmuar se nuk ka njohje me të dhe se që të dy janë komshinj në Porto Palermo. Më konkretisht, shtëpitë e tyre ndodhen 20 metra larg njëra-tjetrës.

Pse i'u kanë kërcënuar?
"Ngjarja është shumë e thjeshtë. Unë jam nga Himara. Kam një shtëpi në Himarë, dhe ngjitur me shtëpinë time ndodhet personi që më kërcënoi. Dje pas drekës u drejtuam për te makinat për të ikur në shtëpi. Ai më kërcënoi nga larg duke më fyer shumë rëndë. Aty mora vesh që ky është shef komisariati i Kuçovës. Unë ligjet i di shumë mirë. I'u drejtova ish SHKB-së".

Çfarë apeli i bëni drejtësisë?
"Unë kërkoj ndihmë nga Policia e Shtetit, sepse më kërcënohet jeta. Asgjë tjetër". /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2015, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori