Nikolla takon maturantët: S'janë lista përfundimtare, sistemi është transparent
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë një takimi me maturantët është shprehur se lista e parë nuk është ajo përfundimtare e fituesve.

"Sistemi i ri është transparent, sjell më shumë meritë. Ajo që shihni sot nuk është lista përfundimtare e fituesve. Një student i mirë do të zgjedhë një nga 10 degët e preferuara dhe do të lërë të lira 9 të tjera”, deklaroi Nikolla.

Në fund, asnjë nuk do të mbesë i zhgënjyer nga ky “rankim në raport me të tjerët”. “Më të mirët zgjedhin të parët. Jemi në një situatë të një transparence më të plotë dhe të meritës”, tha Nikolla.

I pranishëm në takim, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, tha: “Tashmë ju e dini pozicionin tuaj pas raundit të parë dhe duke parë situatën, do të bëni zgjedhjen. Por, për të mos rrezikuar, mos bëni të njëjtat zgjedhje”. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2016, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori