Nikolla me drejtuesit e universiteteve private: Mos kompromentoni me cilësinë
Pëlqej
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Arsimit të Lartë privat për të sqaruar transferimin e studentëve nga universitetet që iu është hequr licenca.

Gjatë takimit, ministrja Nikolla foli për shansin e dytë që do t’u jepet studentëve dhe mundësinë që ata të vijojnë vitet e tyre të studimit.

“Takimi i sotëm është për procesin e menaxhimit për shansin e dytë për studentët që kanë vijuar studimet në 18 universitetet private që iu është hequr licenca. Lejomëni të përsëris vendosmërinë tonë, jo vetëm për të mundësuar shansin e tyre, por shansi i dytë i tyre pa cenuar nivelin e arsimit të lartë. Do të thotë që ju keni ngritur komisione për të kontrolluar çdo dosje, për të mësuar vijueshmërinë në cilësi dhe ligjshmëri. Duhen lehtësi në procedura, kjo nuk do të thotë të cenoni, por të jeni të gatshëm të prisni studentët. Ajo që nuk duhet të komprometohet është cilësia dhe verifikimi i standardeve të studentëve nga universitetet që ata vijnë”, tha Nikolla.

Sipas ministres nuk do të ketë paragjykim në lidhje me diplomat që janë marrë në Institucionet e Arsimit të Lartë privat, pasi standardin e tregut të punës nuk e vendos qeveria.

“Nuk ka asnjë lloj prapaveprues, situata lidhet me kriteret e ligjshmërisë. Diplomat janë ato që janë. Nuk është qëveria që vendos standardet e tregut të punës, por tregu i punës vendos standardet e veta. Pra nuk ka asnjë lloj paragjykimi për diplomat që janë marrë deri më sot”, tha Nikolla.

Sa i përket studentëve nga Kosova të cilët ishin pjesë e universiteteve që u mbyllën, Nikolla sqaroi se Ministria e Arsimit dhe Sportit po bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori