Çfarë po paralajmëron Basha? Shefi i opozitës flet për referendum popullor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur rreth rëndësisë për vedosjen e referendumeve për vendimarrjet e rëndësishme.

Komentet Basha i bëri gjatë një interviste pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.

Basha shtoi gjithashtu se vota pro u dha për hir të procesit të integrimit të vendit në BE.

“Ka pasur devijime dhe ngecje, Edi Rama, Berisha dhe Meta kanë bërë që vettingu të shkojë ne drejtim te paditur.

Edhe anëtarë të komisioneve të korruptuar dhe të pezulluar, sërish ka vetëm një shans që politikanët të shkojnë në burg një nga një dhe kriminelët të mos jenë më në parlament dhe bashki.

Kjo nuk është drejtësia që duam por do ishte akoma më keq nëse ky process do mbetej në mes. Prandaj për hir të integrimit të vendit do bëjmë gjithcka, të korrigjohet dhe tu hidhen prangat cdo qytetari që shkel ligjin, jo vetëm gjynafqarëve por edhe pushtetarëve.

Sot Kuvendi do të kalojë edhe miratimin e dy komisiooneve të rëndësishme që janë prioritete kombëtare, për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme një shqetësim ka qenë reforma territoriale. Vetingu politik, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se dy mandate, një sistem i pastër mazhoritar, pjesë e paketës kushtetuese që nuk mund të ndodhte në kushtet kur erdhi kërkesa sepse ajo kishte disa afate.

Në bashkëpunim me shoqërinë dhe organet ligjvënëse, sipërmarrjet, mediat, ndryshimet kushtetuese kërkojnë dialog dhe përfshirje të madhe. Jo vetëm vendimarrje politike por edhe referendum popullor, lokal dhe të përgjithshm.

PS sot donte që vettingu ti kalonte KLP-së dhe KLGJ-së, që kontrollohen nga Rama dhe Agaçi.

Ka një monitorim ndërkombëtar, këtu nuk ka lajm! Sot me ndihmën e partnerëve, Soreca dhe Kim në vecanti, BE, SHBA, sepse kanë një pakt me PD dhe mbështeten prej tyre.

Me drejtësi në politikë, kundër krimit të organizuar”, u shpreh Basha./albeu.com/


Shtuar 10.02.2022 11:01