Një aksident ka ndodhur sot në Durrës, raporton albeu.com.
Shtetasi M. I., 35 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen D. B., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com