Nikolla heq përgjegjësinë nga vetja: E kërkuan Universitetet
Pëlqej
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka folur në Open për protestën e sotme.

Ajo ndër të tjera deklaroi se kërkesa për pagesë te provimet e mbartura ka ardhur nga Universitetet.

Studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë të dëgjohen. Ne duhet të krijojmë kushtet që ata të dëgjohen dhe në momentin që fillojmë të dëgjojmë njëri tjetrin”, tha Nikolla.

Sa i takon VKM-së të kundërshtuar nga studentët, Nikolla u shpreh se ajo ishte e vendosur me kërkesë të vetë Universitetet.

“Ishte një pikë e vendosur me kërkesë të Universiteteve për arsyen se shumë studentë mbartin provime dhe futeshin në provime 10 herë.

Universitetet e kanë kërkuar me forcë gjatë gjithë kësaj force”, tha Nikolla duke shtuar se ajo do të jepte efektet pasi një vitit dhe se studentët ishin të painformuar. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori