Nikolla: ACR nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjen me minatorët
Kol Nikolla
Kreu i konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kompanisë ACR se ka pranuar kërkesat e minatorëve të Bulqizës. Në një prononcim për mediat, Nikolla ka theksuar se greva është ligjore dhe se administratori është duke gënjyer dhe dezinformuar minatorët.

"Ai nuk pranon të vijë në Bulqizë, nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje, thekson Nikolla.

Ndërkohë më herët kompania ACR ka deklaruar se ka plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve ndërsa ka akuzuar Kolë Nikollën se po mban peng minierën.

“Vendimi i gjykatës ishte shumë i qartë në lidhje me uzurpimin e dhunshëm të ambienteve të administratës dhe minierës: këto ambiente duhen liruar, thuhet në këtë deklaratë, ndërsa theksohet se lirimi i menjëhershëm i minierës është e vetmja mundësi që punëtorët ti kthehen punës dhe jeta ne qytet ti kthehet normalitetit.
Shtuar më 19/08/2011, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori