Nikoll Lesi: Rama si Berisha, kush mund ta drejtojë qeverinë tranzitore?
Nikoll Lesi ka folur për raportin praprak të Komisionit të Venecias lidhur me dekretin e Presidentit, skandalin me lobimin për foton e Ramës me Obamën në vitin 2013, hapjen e negociatave dhe aktualitetin politik në vend.

Lesi tha se çështja e lobimeve të politikanëve shqiptarë është një taktikë e njohur tashmë, duke shprehur qëndrimin kundër saj, argumenton nga ana tjetër se këto para duhen shpenzuar me elktoratin e tyre.

Për Lesin, kryeministri Rama është vendosur në pozicionin e dikurshëm në të cilin Rama e vendoste Berishën në vitet ’90 . Këtë analisti e tha duke komentuar raportin paraprak me opinionet e Komisionit të Venecias mi ligjshmërinë e dekretit të Presidentit.

Rama, si një ish-gazetar i “Koha Jonë”, i cili shkruante kundër Saliut në vitet ’90-të, ka ndryshuar rolet duke marrë pozicionin për të cilin shkruante se kishte Berisha në atë kohë.

Loja me Komisionin e Venecias është një lojë djallëzore në prefeksion e Rilindjes për të krijuar këtë zhurmë me shkeljen e Kushtetutës, për të spostuar vëmendjen e publikut nga hallet, korrupsioni, ekonomia etj, dhe në mesnatë firmosin koncesione të hatashme.

Më habit fakti se si ka mundësi që një pjesë e medias kanë hyrë në lojën e kryeministrit duke goditur Presidentin se ka shkelur Kushtetutën"- tha Lesi.


Lesi: Ramën e njoh si ish-kryebashkiak, si kryeministër, si gazetar. Është mjeshtër i fjalës por e vërteta është se nuk qeveris mirë. Si dashnor i madh i medias së lirë dhe që është gati të shkojë edhe në zyrën e Lulzim Bashës, është një prefeksion i propagandës së madhe që përgatitet nga 200 persona që e thashë më parë, për t’i treguar edhe Europës që ja çfarë po bëj. I ka dalë boja.

Një zgjidhje ka Edi Rama, të japi dorëheqjen dhe të ulet në tryezën e diskutimeve me opozitën për të ofruar një zgjidhje. Asnjëherë nuk do ti gjejë asgjë as Edi Ramën, as Sali Berishën, as Lulzim Bashën dhe as Ilir Metën, sepse të gjithën e pëson populli, dhe pa shkruar drejt asaj ku populli del dhe e thotë Rama të japë dorëheqjen, ky do ishte mirë t’i hapte rrugë ndërtimit të një qeverie zgjedhore nga pranvera. Ky vend ka mbaruar dhe që të mos ikin të gjithë duhet t’i rikthehen arsyes së dikurshme si në shkrimet që bënte tek ‘Koha Jonë’, godiste Sali Berishën.

Rëndësi ka të bien dakort se emra për të drejtuar qeverinë ka plot. Po ju jap një emër, të vërë Ditmir Bushatin të cilin mund të dalin të ‘bombardojnë’ nesër. Të gjitha partitë politike kanë emra sa të duan për të drejtuar këtë qeveri. Duhet me patjetër të japë dorëheqjen. Nëse Edi Rama fiton në zgjedhjet e parakohshme i ngremë një bust në mes të sheshit. Por Rama këtë frikë ka, se edhe në sondazhet e rilindjes e ka zbuluar se ka një rënie drastike të rënies së elektoratit që e mbështet./faxweb

Shtuar më 03/10/2019, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori